Pasi u kritikua për shpenzime në hotel lukzos, ja ku ndodhet dhe me kë është Përparim Rama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pasi u kritikua për shpenzime në hotel lukzos, ja ku ndodhet dhe me kë është Përparim Rama

    Insajderi
    06 February 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi ka ironizuar me kritikat që ka marr sot kryetari i Prishtinës, Përparim Rama për shpenzimet në një hotel lukzos në Pejë.

    Dushi në facebook ka publikuar një foto me Ramën, në të cilën shkruan se janë duke pushuar pas diskutimeve të shumta për implementimin e programit për Prishtinën.

    “Me Kryetarin Rama pak pushim, pas diskutimeve të shumta që kanë për qëllim implementimin e programit transformues për Prishtinën!”

    Pak ditë pasi i emëroi edhe drejtorët e PDK-së, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë zyrtarët tjerë komunalë kanë udhëtuar drejt Pejës në një organizim të papritur të cilin e kanë quajtur “fundjavë pune”.

    Aritekti nga Londra që e mori drejtimin e kryeqytetit, e ka konsideruar të nevojshme arratisjen nga Prishtina këtë fundjavë për të menduar “më lirshëm”. Në një nga hotelet më luksoze të Pejës u rezervuan 30 dhoma për të qëndruar dy ditë Rama me anëtarët tjerë të kabinetit qeverisës. Aty, një dhomë standarde për një natë kushton 55 euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark