×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas urdhërit për arrestimin e burrit, gruaja e ish-kryeprokurorit u tregon gishtin e mesit gazetarëve

    Insajderi
    23 September 2021 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vendimit të gjykatës për të dënuar Adriatik Llallën me dy vjet burg, shumë gazetarë janë shfaqur para derës së shtëpisë së tij pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë.

    Por kjo duket se nuk iu ka pëlqyer familjarëve. Kamera fiksoi edhe momentin kur bashkëshortja e ish-kryeprokurorit mbërriti në shtëpi. Teksa futej brenda, ajo u nxori gishtin e mesit gazetarëve , si për t’i treguar që ta lënë të qetë.

    Forca të shumta policie shkuan në banesën e ish-kryeprokurorit për ta arrestuar, por u larguan pasi nuk e gjetën ish-kryeprokurorin.

    Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark