Pas varrimit të Haxhi Thaçit, familja ka një mesazh për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas varrimit të Haxhi Thaçit, familja ka një mesazh për qytetarët

    Insajderi
    18 March 2025 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në homazhet e sotme.

    “I falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen. I falënderojmë delegacionet nga Shqipëria, Maqedonia dhe gjitha trevat shqiptare për nderimet, si dhe institucionet e Kosovës për telegramet e ngushëllimit. Pjesëmarrja masive e qytetarëve, mbështetja e tyre duke na qëndruar afër këto ditë, na e zbut dhimbjen dhe na e bënë më të lehtë t’i kalojmë këto ditë të rënda.”, ka thënë Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Ai e ka falënderuar edhe personelin shëndetësor të QKUK-së për kujdesin dhe profesionalizimin e treguar për babain e Thaçit gjatë këtyre tre muajve. Njëherësh, ai është shprehur mirënjohës edhe për Komunën e Skenderajt, nën patronatin e së cilës u organizuan aktivitetet e ditës së sotme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark