Violet Brown është personi i ri më i vjetër në botë, e cila e fitoi këtë titull pas vdekjes së italianes Ema Morane. Morano ishte personi i fundit, i ditur që ka lindur në vitin 1900.
Violet Brown është një grua 117 vjeçare nga Xhamajka, e lindur me datë 10 mars 1900, raporton gazeta TIME.
Broën, sekretin për jetë të gjatë e ndau me një portal lokal duke thënë se ajo e ka ndjekur një parim që gjendet në testamentin e vjetër të Biblës: “Ndero nënën dhe babanë, kështu ditët tua do të jenë të gjata,” tha Broën në vitin 2010.
Për kujdesin ndaj ushqimit ajo tha se e ka evituar brumin, mirëpo ka ngrenë çdo gjë përpos pulës dhe derrit.
Broën, e cila ka lindur në vitin 1900 tha se ajo ende e rregullon shtratin e saj çdo mëngjes, e pëlqen të lexojë dhe shkruajë dhe është shumë ë përkushtuar në besimin e saj Baptist. “Unë e dua Kishën,” tha ajo për gazetën lokale The Gleaner.