Pas ngjarjes në Velipojë duket se një tjetër konflikt ka pasur në jug të Shqipërisë përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Dhërmi janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.
Siç bën të ditur Report Tv djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.
Shezlongët kanë qenë në pronësi të 55 vjeçarit Bilbil Domit.
Shezlongët i kishte mbledhur për t’i hapur ditën e nesërme, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimt të plazhit.
Siç duket disa bizneseve fqinjë të tjerë nuk i ka pëlqyer kjo, dhe dyshimet e para kanë qenë nga konkurrenca.
Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga policia.