×
  • Lajme
  • Aktuale

    Pas vendimit për paga – KGJK pezullon bashkëpunimin me Qeverinë

    Insajderi
    23 November 2022 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Albert Zogaj, ka dalë para gazetarëve në një konferencë të jashtëzakonshme për media, pasi Qeveria e Kosovës sot mori vendim që t’ua ulë pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke anuluar një vendim të 2017-s të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

    Ai tha se KGJK-ja në mbledhjen e jashtëzakonshme mori vendim të mërkurën se ky institucion dhe kryetarët e Gjykatave në Kosovë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që menjëherë ta anulojë vendimin.

    Gjithashtu, ai tregoi se puna e gjykatave reduktohet dhe do të vazhdojë me shërbime esenciale, ndërsa u shpreh se lista e shërbimeve do të caktohet nesër.

    Në anën tjetër, Zogaj theksoi se KGJK-ja dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e çdo organizimi ku janë pjesëmarrës përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovë.

    “Nëse nuk Qeveria e Kosovës nuk e shfuqizon vendimin, KGJK-ja do të vendosë më 8 dhjetor për masat e tjera”, shtoi ai.

    “Ne e konsiderojmë se ky vendim është ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Kemi shprehur qëndrimet tona në proceset që kanë qenë paraprakisht. Nuk bëhet fjalë për një formë organizimi të niveleve, ndoshta qeveria mund të diskutojë. E vetmja detyrë e qeverisë është me suportu KGJK-në”, tha ai para gazetarëve.

    Nëse Qeveria e Kosovës nuk reflekton, ai shtoi se Këshilli Gjyqësor nuk do të tërhiqet nga ky vendim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark