Një vendim i ri sot nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës ka njoftuar se është anuluar vendimi i një dite më parë, i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova Sh.P.K.
Ish-drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës ka reguar pas kësaj ai tha se “ata e kanë fuqinë e pushtetit, e ne e kemi pushtetin e fjalës”, teksa vazhdoi duke thënë se “ata i kanë motrat e vëllezërit për të imponuar, ne i kemi mikrofonët për të informuar”.
“Nuk do t’i lëmë, nuk do t’ia dalin”, shkroi Kelmendi.
Kujtojmë se në më pak se 24 orë, pas shfuqizimit të vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, ARBK-ja ka marrë vendim që ta shfuqizojë vendimin e djeshëm.