Pas sulmit në veri, FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike- Kurti dhe Maqedonci i vizitojnë ato - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas sulmit në veri, FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike- Kurti dhe Maqedonci i vizitojnë ato

    Insajderi
    30 November 2024 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vizitës në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë mbikëqyrur edhe pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në Obiliq e Vushtrri.

    Pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, Kurti shprehet se si qeveri janë të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

    “Ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që e mbajtëm në orët e para të mëngjesit ishte angazhimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë”, ka shkruar i pari i qeverisë në Facebook.

    “Pas vizitës në Varagë të Zubin Potokut, kësaj radhe me ministrin e Mbrojtjes, Maqedonci ishim në pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë. Jemi të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark