Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar pas përmbytjeve në Rrafshin e Dukagjinit, Skenderaj e Mitrovicë.
Haradinaj përmes në shkrimi në “Facebook” ka apeluar institucionet qendrore në Prishtinë për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale.
“Me shqetësim po e përcjell situatën e krijuar pas përmbytjeve dhe vërshimeve në Rrafshin e Dukagjinit, Skënderaj e Mitrovicë, ku dëmet kanë përfshirë infrastrukturën e tokat bujqësore.
Apelojmë tek institucionet qendrore në Prishtinë për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale dhe qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj.