Pas video-skandalit, shkarkohet kryebashkiaku i Dibrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas video-skandalit, shkarkohet kryebashkiaku i Dibrës

    Insajderi
    13 May 2016 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas video-skandalit që u transmetua në televizionin Ora News, qeveria shqiptare ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

    Në filmimet e transmetuara të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune, njofton Top Channel.

    Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit.

    Mësohet se ish-kryebashkiaku ka ikur në komisariat në orët e para të mëngjesit me makinën e tij. Sipas informacioneve, pritet ndalimi i tij


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark