"Pas vizave, hapi i radhës i BE-së dhënia e statusit të kandidatit për Kosovën" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pas vizave, hapi i radhës i BE-së dhënia e statusit të kandidatit për Kosovën”

    Insajderi
    02 January 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE), Thijs Reuten, beson se hapi i radhës i Bashkimit Evropian në raport me Kosovën pas liberalizimit të vizave do të jetë procesimi tutje i aplikimit të anëtarësimit të Kosovës në Union.

    “Pas vonesave krejtësisht të panevojshme që nga sot ka hyrë në fuqi udhëtimi pa viza në BE për të gjithë qytetarët e Kosovës. Hapi i radhës: procesimi i aplikimit të Kosovës për statusin e kandidatit në Evropë”, ka shkruar Reuten në platformën sociale, X.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark