Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se po niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, njoftoi se vizitat e tij zyrtare në Bruksel ishin mjaft produktive.
“Tani jam rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të tjera takime të rëndësishme, në shërbim të Republikës së Kosovës” – shkroi ndër tjerash ai.
Postimi i plotë:
Pas dy ditëve me takime të shumta dhe produktive, përfundova vizitën zyrtare në kryeqytetin e Evropës – në Bruksel. Tani jam rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të tjera takime të rëndësishme, në shërbim të Republikës së Kosovës!