I ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq “ka paralajmëruar opinionin vendor dhe ndërkombëtarë se në Kosovë po përgatitet manipulim me votat serbe, me qëllim që në parlamentin e Kosovës të hyjë, siç thotë, ndonjë serb i Kurtit”.
“I paralajmëroj të gjithë ata të cilët mendojnë se ndryshimi i vullnetit zgjedhor të popullit serb nuk do të mbetet pa pasoja, të mendohen edhe një herë, sepse trillimi i helmimit, i cili përkujton në trillimin e vitit 1990, është një shembull brutal i përqeshjes së demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, ka kërcënuar Gjurq.
Ai ka vazhduar se “për këtë turp do të informohet e gjithë bota, dhe “nëse dikush mendon se kjo plaçkitje dhe mashtrim politik mund të kalojë, mashtrohet keq”./Insajderi.com.