
Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj, deputetët në Shqipëri do të rikthehen në jetën parlamentare javën e ardhshme.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur urdhrin për zhvillimin e seancës plenare të enjten, më 29 maj, në orën 12:00, shkruan Euronews.al.
Sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të zgjasë deri më 8 korrik dhe do të fokusohet kryesisht në raportimet vjetore të institucioneve publike, përfshirë ato kushtetuese dhe agjencitë e pavarura. Gjatë kësaj periudhe tranzitore nuk do të shqyrtohen apo miratohen ligje të reja, në përputhje me Kushtetutën që ndalon miratimin e ligjeve 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të deputetëve.
Kuvendi i ri, që doli nga zgjedhjet e fundit, do të mblidhet për herë të parë më 9 shtator. Në seancën inaugurale pritet të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit.