Pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës pritet të takohet nga ora 12:00 sot.
Këtë për Insajderin e konfirmuar zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor, Aishe Qorraj.
“Po do të mbahet mbledhja që lidhet me largimin e zyrtarëve serbë por që do të jetë e mbyllur për media”, konfirmoi shkurt Qorraj për Insajderi.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se dhjetë deputetë të Listës Serbe sot dorëzuan dorëheqjet të parevokueshme.
“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.
Largim i tyre ndodhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.
Të dielën qytetarët serbë të veriut të Kosovës kanë protestuar, pasi të njëjtit kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës.