Pas zjarrit, tani shpërthim, diskoteka “Gate” në Prishtinë sërish cak i një sulmi - çka deklaroi Prokuroria e Policia për rastin? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas zjarrit, tani shpërthim, diskoteka “Gate” në Prishtinë sërish cak i një sulmi – çka deklaroi Prokuroria e Policia për rastin?

    Insajderi
    21 July 2025 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diskoteka “Gate” në Prishtinë po përballet për herë të dytë me një incident serioz brenda disa muajsh. Më 14 shkurt, në orët e para të mëngjesit, kjo diskotekë ishte përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Pas një periudhe të mbyllur, së fundmi diskoteka kishte rihapur dyert për klientët, por qetësia nuk zgjati shumë.

    Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, ka ndodhur një shpërthim brenda objektit të kësaj diskoteke. Lidhur me këtë rast, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për Insajderin.

    “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se ka ndodhur një shpërthim në diskotekën ‘Gate’ dhe nuk ka persona të lënduar. Po ashtu, prokurori i shtetit ka hapur rastin ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

    Në kuadër të hetimeve, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të mbledhë dhe grumbullojë të gjitha informacionet relevante lidhur me këtë rast.

    Ndërkohë, për rastin e djegies së mëhershme të diskotekës, më 9 korrik Policia e Kosovës kishte njoftuar për arrestimin e dy personave në Shipol të Mitrovicës.

    Në pranga kishin rënë Musab Muzliukaj dhe Florim Sadiku, i njohur me nofkën “Fuli”.

    Dyshja po hetohet për përfshirje në zjarrvënie, mirëpo dyshohet se ata vetëm e kanë kryer “punën” e dikujt tjetër pra, kanë vepruar me porosi.

    Insajderi do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…




    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark