Pasagjeri dëbohet nga avioni pasi fliste arabisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pasagjeri dëbohet nga avioni pasi fliste arabisht

    Insajderi
    18 April 2016 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një raporti të medieve amerikane, Khairuldeen Makhzoomi , student i Universitetit Berkeley në SHBA i është pamundësuar udhëtimi për shkak se ai kishte folur arabisht para fluturimit, shkruan gazeta gjermane ‘Morgen Post’.

    New York Times shkruan se Makhzoomi ishte duke udhëtuar nga Los Angelos në Oakland. Ai ishte duke kryer një bisedë telefonike me dajën e tij në Irak kur sekretari i përgjithshëm i OKB-së kishte raportuar ekuipazhin se Makhzoomi fliste në gjuhën arabe.

    Khairuldeen Makhzoomi u shpjegoi autoriteteve të sigurisë se ai ishte duke kryer një bisede të thjeshtë telefonike. Babai i tij ishte vrarë nga regjimi i Sadam Huseinit, dhe ishte larguar nga Iraku me familjen e tij në vitin 2010.

    Zyrtarët e sigurisë hedhën poshtë arsyetimet e tij. Ai nuk mund të fluturonte me kompaninë Southwest Airlines dhe iu desh të anulonte biletën e tij. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark