Pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës ia kapin 50 fishekë në valixhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës ia kapin 50 fishekë në valixhe

    Insajderi
    06 January 2025 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë.

    Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor të së hënës, ku ka thënë se të njëjtit i janë sekuestruar fishekët.

    I dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt.

    Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /nsajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark