Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se dy vende janë në prag të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Hoxhaj ka vlerësuar se punët nuk qëndrojnë keq as me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ai ka treguar në një intervistë për “Epokën e re” se deri më tani Kosova ka arritur të bëhet pjesë e dhjetëra organizatave të ndryshme në rajon, Evropë dhe botë.
Hoxhaj ka pasuar në këtë pozitë presidentin, Hashim Thaçi, i cili gjatë kohës sa ishte ministër i Jashtëm nuk solli asnjë njohje.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Hoxhaj ka thënë se ky proces duhet të vazhdojë por, sipas tij, vëmendja duhet të përqendrohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.