×
  • Sport
  • Sport

    “Pashë serbët duke qarë me lot”, trajneri i SHBA-së tregon prapaskenat pasi ua treguan muskujt Serbisë

    Insajderi
    09 August 2024 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SHBA-ja e ka mposhtur mbrëmë Serbinë në gjysëmfinalen basketbollistke në Lojërat Olimpike.

    Amerika kishte disavantazh prej 17 pikësh në një moment, por që arriti t’i tregonte muskujt në fundin e ndeshjes.

    “E dija që do të jetë ndeshja më e vështirë për ne gjatë turneut. Nuk është kurrë e lehtë të fitosh të njëjtin kundërshtar tri herë në një periudhë të shkurtër kohore dhe ne i fituam dy herë deri para ndeshjes. Serbia luajti ndeshje të fortë, por lojtarët tanë ishin të shkëlqyer, nuk u ndien në presion dhe treguam se jemi skuadër e madhe. Jam i nderuar që kam qenë pjesë e kësaj loje. Kjo ishte një nga ndeshjet më të mira të jetës sime. Sigurisht, jam i lumtur që fituam. Pashë disa lojtarë serbë që qanin pas ndeshjes. U ndjeva tmerrësisht keq, sepse ata bënë gjithçka”, ka thënë Steve Kerri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark