Pasi Amerika sanksionoi grupin e Veselinoviqit, reagon Britania e Madhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pasi Amerika sanksionoi grupin e Veselinoviqit, reagon Britania e Madhe

    Insajderi
    09 December 2021 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas vendimit të Amerikës për të vënë sanksione ndaj grupeve të organizuara kriminale në Veri të Kosovës.

    Abbott ka thënë se vendimi për sanksione nga Departamenti amerikan i Thesarit është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

    “E mirëpres vendimin e ShBA-së për të vënë sanksione kundër individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Kjo është në interes të të gjithë komuniteteve në Kosovë. Duke thyer lidhjet mes krimit të organizuar dhe individëve të korruptuar është esencial nëse ne duam të krijojmë hapësirë për politikanët dhe zyrtarët që punojnë në interesin e të gjithë atyre që përfaqësojnë jo vetëm të vetvetes”, ka shkruar Abbott.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark