Pasi e largoi nga puna, punëtori në Prishtinë rrihet me shefin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pasi e largoi nga puna, punëtori në Prishtinë rrihet me shefin

    Insajderi
    27 October 2022 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën lidhur me shkëputjen e marrëdhënies së punës janë goditur me njëri tjetrin.

    I dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër, i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Në konsultim me prokurorin, edhe ndaj prindit (babait) të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që mjeti i dyshuar-thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur te i dyshuari-prindi i tij”, thuhet në raportin e policisë.

    Rasti është duke u hetuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark