Pasi e ndërpreu lojën dhe la me urgjencë shtëpinë e ‘BBV3’, reagon menjëherë moderatori – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Pasi e ndërpreu lojën dhe la me urgjencë shtëpinë e ‘BBV3’, reagon menjëherë moderatori

    Insajderi
    17 January 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatori Drini Zeqo ka vendosur të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP” papritur.

    Vendimi i tij për tu larguar nga reality show ka qenë i menjëhershëm dhe ai nuk ka përshëndetur as banorët e tjerë të BBV që u njoftuan për largimin e tij me anë të një zarfi që mbërriti pak momente më parë në shtëpi.

    “Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur të lërë shtëpinë. Ai është mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim.”– shkruhej në zarf.

    Ndërkohë, në një reagim në rrjete sociale, personi që menaxhon faqet e tij shkruan se familajrët e Drinit gëzojnë shëndet të plotë duke ngritur dyshime mbi largimin e tij të papritur. Ata paralajmërojnë se së shpejti do tregojnë arsyen e këtij vendimi.

    Moderatori ndërpreu lojën dhe la me urgjencë shtëpinë e


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark