×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi e përmendi Presidentja reagon Bedri Elezi: Ma ka rrezikuar jetën mua dhe familjes

    Insajderi
    07 June 2024 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një deklaratë tronditëse e Bedri Elezit, analistit të sigurisë, i ka implikuar tre zyrtarë të lartë shtetëror në veprime të dyshimta për spiunazh.

    Elezi, në një shkrim në “Facebook” të premten, tha se ka dyshime që presidentja Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë përfshirë në spiunazh.

    Por, më pas presidenca i kishte reaguar duke bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, sepse sipas tyre Elezi ka punuar vazhdimisht në dëm të Kosovës.

    Duke parë këtë thirrje nga presidenca, analisti Bedri Elezi tha se është vendosur në rrezik jeta e tij dhe familjes.

    Presidentja e Republikës së Kosovës VJOSA OSMANI duke pasur parasysh faktin peshës se fjalës së presidentit të shtetit, si dhe ndikimin që ajo mund të këtë tek qytetarët apo mbështëzit e sajë, ka vendosur në rrezik serioz jetën time dhe familjës sime, përmes një postim në FCB. Në postimin e sajë në FCB, përmes këshilltarit Bekim Kupina e njeja ka kryer vepren e rëndë penale të nxitjës apo shtythës deri në vrasje.

    Ne këtë postim ndër tjerash presidentja ka theksuar se bazuar në raporetet të institucioneve të sigurisë ( por që nuk e ka përmendur se për cilat institucione bëhet fjalë, nëse ato janë institucione të republikës së Kosovës apo vendi tjetër ), unë si individ në vazhdimësi kamë punuar në dëmë të qështjes kombëtare. Marrë parasysh kapacitetet profesionale si dhe ato të sigurisë të presidentës e veçanërisht ato juridike, presidentja me paramendim dhe me qëllim ka vendosur në rrezik jetën time dhe familjës sime, majde duke keqpërdorur poziatën zyrtare si presidente për të deklaruar në emer të institucioneve të siguris“, shkroi ai.

    Tutje në reagimin e tij Elezi tha se presidentja me qëllim ka nxitur grupe terroriste në drejtim të cenimit të sigurisë së tij.

    Nëse kemi informacione apo raporte të institucioneve siq ka deklaruar presidentja, atëher duhet vepruar përmes institucioneve të zbatimit e jo të vendosemi në rrezik nga njerz të cilët mund të marrin veprime të rrezikshme në drejtim timin apo familjës sime, por Presidentja e Republikës së Kosovës, duke ditur se unë kam qenë pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, poashtu duke pasur të drejtën përmes lejës së sigurisë, madje duke siguruar informacione se unë kam punuar në luftimin e terorizmit dhe radikalizmit, në llogari të autoriteteve të sigurisë së SHBA-ve dhe AKI–së, Presidentja me qëllim dhe paramednim e ka postuar atë reagim për të nxitur persona edhe grupe terroriste e kriminale në drejtim të cënimit të sigurisë sime apo familjës time“, tha ai në një postim në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark