×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi e vodhi veturën, menjëherë shkaktoi aksident, policia e arreston të dyshuarin

    Insajderi
    14 October 2021 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 45 vjeçarin si të dyshuar për vjedhjen e një veture në Shkup, duke paralajmëruar kallëzim penal në bazë të nenit 242 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

    Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër B.D. do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 242 të Kodit Penal.

    “Në rrugën ”Prolet”, punonjës të policisë e kanë arrestuar 46 vjeçarin B.D. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se më datën 11.10.2021 në rrugën ”Boris Trajkovski” ka vjedhur automjetin “Hyndai” me targa regjistrimi të Shkupit”, raportojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke sqaruar që ajo veturë ishte pronë e shkupjanit T.N.

    Raportohet që pikërisht me këtë veturë të vjedhur ka shkaktuar një aksident më një veturë “Citroen Berlindo” që është pronë e K.M.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark