Fjolla Morina ka pak kohë që e ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me Fisnik Sylën.
Që prej se e zyrtarizoi lidhjen, këngëtarja ka publikuar vazhdimisht fotografi pranë partnerit të ri dhe nuk kanë munguar as dedikimet e dashurisë.
Njësoj veproi edhe së fundi, ku postoi foto të shkrepur nga prapaskenat e një prej videoklipeve të saj.
“Përgjithmonë”, është mbishkrimi që Fjolla ia ka lënë imazhit krah Fisnikut.
Fjolla Morina këto ditë ka ndarë me ndjekësit edhe fotografi të dhuratave që po i merr nga partneri i ri.