Pasi Gërvalla tha “shpirti i Rugovës banon në Guxo”, i reagon Krasniqi: Kjo është pafytyrësi, mjerana – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi Gërvalla tha “shpirti i Rugovës banon në Guxo”, i reagon Krasniqi: Kjo është pafytyrësi, mjerana

    Insajderi
    19 January 2025 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së Donika Gërvallës, e cila ditë më parë ka deklaruar se “shpirti i Ibrahim Rugovës banon në Guxo”, pra në partinë kryetare e të cilës është ajo.


    Krasniqi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Rugova gjithmonë është identifikuar vetëm me LDK-në, e jo me ata që kanë dalë nga LDK-ja.

    “Kur kam dalë nga LDK-ja në vitin 2000, Rugova ka ngelur në LDK. Prandaj, është pafytyrësi ajo që tentojnë disa mjeranë të Listës GUXO e Kurti me ta, se gjoja Rugova është i tyre. Rugova identifikohet vetëm me LDK, jo me ne që kemi dalë nga LDK-ja. Po të identifikohej me ne, absolutisht më së shumti do të identifikohej me mua. Ashtu do të dilte se, meqë unë votoj PDK-në, Rugova është me PDK-në,” ka deklaruar Krasniqi.

    Tutje, ai ka thënë se “Rugova mbetet 100% aksion i LDK-së”.


    Krasniqi po ashtu ka treguar edhe rrugëtimin e tij në LDK dhe propozimin që Rugova të zgjidhej kryetar i këtij subjekti politik.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    I KUJT ËSHTË IBRAHIM RUGOVA
    (Këtë postim ua dedikoj mashtruesve të Listës GUXO dhe Albin Kurtit. Ndryshe nuk do ta shkruaja asnjëherë.)

    Anëtarësimin e Ibrahim Rugovës në Këshillin Nismëtar për themelimin e LDK-së e kam bërë unë personalisht. Në Kuvendin Themelues, më 23 dhjetor 1989, unë e kam propozuar për kryetar të LDK-së.
    Gjatë viteve 1989-2000, kam qenë gjithnjë afër tij, 24/7. Në vitet 1998-1999, kam qenë edhe shef i Sektorit të Informimit në LDK.
    Kur kam dalë nga LDK-ja në vitin 2000, Rugova ka ngelur në LDK.

    Prandaj, është pafytyrësi ajo që tentojnë disa mjeranë të Listës GUXO e Kurti me ta, se gjoja Rugova është i tyre. Rugova identifikohet vetëm me LDK, jo me ne që kemi dalë nga LDK-ja. Po të identifikohej me ne, absolutisht më së shumti do të identifikohej me mua. Ashtu do të dilte se, meqë unë votoj PDK-në, Rugova është me PDK-në. Por nuk identifikohet as me mua as me PDK-në.

    Rugova mbetet 100% aksion i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark