Pasi gjeti cigaret e fshehura nga Vserlo, Gjesti “i zhduk” ato në një vend sekret - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Pasi gjeti cigaret e fshehura nga Vserlo, Gjesti “i zhduk” ato në një vend sekret

    Insajderi
    21 February 2025 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas zbulimit të pakove të cigareve të fshehura nga Vserlo, situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori një kthesë interesante.

    Gjesti, së bashku me Tirin dhe Olën, arritën t’i gjenin cigaret, por, Gjesti vendosi t’i fshehë sërish në një vend sekret që ai e ka përdorur edhe më parë.

    Pasi i mori cigaret, Gjesti u largua me qetësi dhe u drejtua drejt dhomës së grimit.

    Ky vend duket se është një nga vendet e tij të sigurta për të ruajtur cigaret, pasi ai ka një metodë të veçantë për t’i fshehur ato.

    Pas hyrjes në dhomë, ai iu afrua një prej rafteve me kozmetikë dhe, pa u vënë re nga askush, hoqi njërin nga raftet e vogla, duke krijuar një hapësirë të fshehtë pas tij

    Aty, Gjesti vendosi me kujdes pakot e reja të cigareve, duke i shtuar atyre që kishte fshehur më parë.

    Nga pamja dukej se ky vend ishte përdorur më shumë se një herë, pasi kishte ende cigare të mbetura nga herët e tjera kur ai i kishte fshehur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark