Është arrestuar personi i dyshuar për përfshirje në një rast të lëndimit të trupor në Prishtinë.
Fotografinë e të njëjtit policia e ka publikuar të premten në Faceboo.
“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës ka mundësuar që të arrestohet personi i dyshuar për lëndim trupor, që ka ndodhur me 06.04.2023 në sheshin ‘Nëna Tereza’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje, thuhet se hetuesit policorë të stacionit qendra po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.