Pasi rreth 40 herë dështoi të zgjidhej kryeparlamentare, Haxhiu nga sikleti i pyetjes së gazetarit e ndërron 'rolin' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi rreth 40 herë dështoi të zgjidhej kryeparlamentare, Haxhiu nga sikleti i pyetjes së gazetarit e ndërron ‘rolin’

    Insajderi
    05 July 2025 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas 42 dështimesh që të zgjidhet kryeparlamentare, Albulena Haxhiu është nervozuar me një gazetar i cili e pyeti se pse nuk po tërhiqet nga kjo kandidaturë.

    Gazetari e pyeti se pse Vetëvendosje nuk po e merr hapin e parë.

    “Cilin hap? E para nuk keni asnjë të drejtë t’ia kërkoni jo mua, askujt tjetër, tërheqjen, sepse ju jeni gazetarë”.

    “Po pyes…” – tha gazetari, duke tentuar që të vazhdojë pyetjen e tij.

    “Nuk mendoj që i ndihmon gazetarisë që ju jeni sot në rolin e opozitës. Është e drejta e VV-së ta bëjë propozimin. Jam tu folë, nëse ke mundësi me më dëgju, shko atëherë, lirisht mund të shkosh dhe mos më dëgjo, po flas për ata që po dojnë me dëgju, s’je vetëm ti këtu” – tha Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark