×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pasi shpalli gjendje lufte/ Presidenti i Koresë së Jugut zotohet se do të luftojë deri në fund

    Insajderi
    12 December 2024 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, e ka mbrojtur vendimin e tij për të shpallur gjendje lufte javën e kaluar, duke thënë se e ka marrë këtë vendim për të mbrojtur demokracinë e vendit.

    Në një adresim të befasishëm televiziv të enjten, ai ka thënë se veprimi i tij përbën vendim ligjor për të “parandaluar kolapsimin” e demokracisë, dhe për të luftuar “diktaturën parlamentare” të opozitës.

    Yoon ka dhënë sinjale se nuk do të japë dorëheqje para votimit të dytë për shkarkimin e tij, që do të mbahet të shtunën.

    “Jam i vendosur edhe nëse merret vendimi për shkarkim apo hetime. Do të luftoj deri në fund”, ka thënë ai.

    Presidenti dhe aleatët e tij janë duke u përballur me hetime për kryengritje, dhe disa prej tyre janë ndaluar që të largohen prej Koresë së Jugut.

    Mirëpo, Yoon e ka mohuar se shpallja e gjendjes së luftës ka qenë akt rebelimi, duke pretenduar se rivalët e tij politikë janë duke krijuar tani arsyetime të rreme për ta rrëzuar nga pushteti.

    Një tentim i ligjvënësve të opozitës për ta shkarkuar atë, ka dështuar, pasi anëtarët e partisë së presidentit e kanë bojkotuar procesin.

    Yoon i ka akuzuar edhe simpatizantët e Koresë së Veriut se po tentojnë të minojnë Qeverinë e tij, kur e ka shpallur gjendjen e luftës më 3 dhjetor.

    Vendimi ka rezultuar me trazira politike dhe ai është detyruar të tërheqë vendimin vetëm disa orë pasi është bllokuar nga ligjvënësit./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark