
Dejona Mihali, anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbyllur llogarinë e saj në Facebook (ose i është bllokuar) pas një postimi ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Në reagimin e saj, Mihali kritikoi ashpër aktgjykimin e Gjykatës, në të cilin u konstatua se kishte pasur shkelje të Kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.
Ajo, përveç kritikës ndaj institucionit në tërësi, përmendi edhe emrat e disa gjyqtarëve, duke i cilësuar si “të kapur” dhe duke sugjeruar se vendimet e tyre janë në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës – duke përmendur si shembull edhe vendimin e vitit 2014.
Postimi i saj u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe ngjalli reagime të ndryshme. Pak kohë më pas, llogaria e saj në Facebook nuk ishte më aktive.