Pasi Trendafilova anuloi vizitën, anulohet dhe protesta kundër saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi Trendafilova anuloi vizitën, anulohet dhe protesta kundër saj

    Insajderi
    20 September 2022 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    PSD dhe Organizata e Veteranëve të Luftës kanë anuluar protestën e nesërme në Gjilan kundër pjesëmarrjes në një takim të kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova.

    Këtë e ka bërë të ditur kreu i OVL-së, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook.

    Vendimi vjen pasi që edhe Trendafilova ka anuluar takimin, duke treguar se atë do ta mbajë në formën online.

    Postimi i plotë

    Gjithë ju që e keni konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e nesërme në Gjilan, ju njoftoj se kryetarja e Pseudogjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar ardhjen për shkak të protestës.
    Prandaj, nuk marrim pjesë në protestën e nesërme, për shkak të anulimit të saj. Ju falënderojmë për gatishmërinë!.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark