×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi Trepça shpalli gjendje të jashtëzakonshme, Sveçla nënshkruan Udhëzim për trajnimin e minatorëve

    Insajderi
    28 August 2024 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka nëshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit do të trajnohen dhe certifikohen minandezëzit.

    “Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    “Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës”.

    “Si Qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet”.

    Ky vendim vjen një ditë pasi “Trepça”  shpalli gjendje të jashtëzakonshme për dy njësi të saj për shkak të grevës së minatorëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark