Të enjten e kaluar arriti vendimi për dënimin me katër vjet e gjysmë burg për Dani Alvesin, i cili u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje 23 vjeçare në një diskotekë të Barcelonës në fund të dhjetorit të vitit 2022.
Ndërsa, sot arriti një tjetër goditje për ish-futbollistin brazilian, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi pikërisht në Barcelonë, shkruan “Gazeta Express”.
Klubi katalunas ka njoftuar se e ka hequr zyrtarisht 40 vjeçarin nga statusi i legjendës së klubit pas përlyerjes së emrit të tij.
Krahas Barçës, Dani Alves ka luajtur edhe në Sevilla, në Juventus dhe në Paris Saint-Germain, para se të rikthehej në Brazil.
Por, rasti i sulmit seksual ia rrënoi gjithçka që kishte ndërtuar.