Deputeti Haki Abazi ka ndërruar ulësen në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka zënë vend pas deputetëve të Grupit Parlamentar të AAK-së.
Abazi është ulur afër deputetit të larguar nga LVV-ja, Fatmir Humolli.
Gjatë ditës së mërkure, shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar për Kohën se Lëvizja Vetëvendosje ka votuar unanimisht për largimin e Abazit nga Grupi Parlamentar, ndërkaq Abazi ka mohuar se ka marrë një njoftim të tillë.