×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi vdiq shoferi, IPK arreston një zyrtar policor që dyshohet se shkaktoi aksidentin

    Insajderi
    18 November 2024 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” në një aksident trafiku me veturë zyrtare. Si pasojë e këtij aksidenti që ka  ndodhur me 5 nëntor, shoferi i veturës private ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK.

    Në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura, një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës e modelit Skoda Octavia dhe një veturë private e modelit Skoda Karoq të cilën ka qenë duke e drejtuar një qytetar i Vushtrrisë.

    “Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se lëndime të rënda trupore kishte pësuar vozitësi i veturës Skoda Karoq, i cili ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK – Prishtinë. Zyrtari policor i cili ishte duke drejtuar veturën zyrtare është suspenduar me rekomandim të IPK-së ditën e aksidentit”, thuhet në njoftimin e IPK’së.

    Dje në orët e pasdites IPK është njoftuar nga Policia e Kosovës se qytetari i lënduar si pasojë e këtij aksidenti fatkeqësisht ka ndërruar jetë kurse trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

    Insajderi raproti me herët se viktima është Adem Llausha.

    Aksidenti raportohet të ketë ndodhur më 05.11.2024 rreth orës 05:00 në kryqëzimin e rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Henri Dunant” në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark