Pasiguria dhe rreziku për luftë në Ballkan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasiguria dhe rreziku për luftë në Ballkan

    Insajderi
    10 October 2016 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Presidenti kroat, Ivo Josipoviç beson se situate në rajon është e rrezikshme dhe se është vështirë të mendohet për ndonjë arritje rajonale – qoftë në bisedime, ose në ekonomi

    Në një interviste për “Slobodna Dalmacija” ai ka thënë se fqinjët e Kroacisë janë duke krijuar skena të rrezikshme, të cilat do të ndikojnë në botën e jashtme.

    “Situata në Bosnje dhe Hercegovinë, por gjithashtu në gjithë regjionin, konsideroj se është duke u rrezikuar çdo ditë e më shumë”, thotë ish-presidenti kroat, duke potencuar se ekziston rreziku që rajoni të bëhet vend i fuqishëm si Turqia, të përcjell të njëjtën rrugë politike dhe të ketë të njëjtat kauza.

    “Nëse kjo ndodhë në Ballkan, as Kroacia nuk do t’i ketë punët mirë. Historia na ka mësuar se luftërat mund të bëhen edhe pa armë ose pa organizim ushtarak”, thotë ai, shkruan Express.

    “Ndjenjat patriotike dhe konfliktet politike në Ballkan mund të krijojnë luftën e këtij shekulli”, ka thënë Ivo Josipoviç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark