Angazhimi i Gani Jakupit për “përmirësimin” e imazhit të Kosovës paguhet 7,500 euro në muaj. Atij nuk po i shihet fort puna, por së fundmi është parë i gëzuar për një lajm të rremë. Lajm që pretendon se po shkarkohet Gabriel Escobari nga pozita e emisarit për Ballkanin Perëndimor.
Jakupi ka shpërndarë këtë lajm në platformën ‘X’, duke përdorur shprehjen “jetim” për të aluduar se ka lënë keq njerëz në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, shkroi Jakupi në “X”.
Lajmin e shpërndarë nga Gani Jakupi i cili paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj, Departamenti amerikan i Shtetit e quajti të rremë.
Një zëdhënës i DASH-it tha se “pretendimet e bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme” dhe se Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar do të marrë post të ri. /Insajderi.org/