Policia e Kosovës ka publikuar një foto të turbullt të një të dyshuari në kërkim. Mirëpo, fotografia ka qenë e turbullt, gjë që ka shkaktuar reagimin e qytetarëve nëpër komente.
“Paski hanger fli”, ka qenë njëri nga komentet tallëse në postimin e Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
“Dardan Molliqaj 100%”, ka thënë një komentues.
“Gheto Geasy Baba stars”, thuhet në një koment tjetër.
Postimi është përcjellur edhe me reagime me të qeshura nga qytetarët.
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët lidhur me identifikimin e një personi të dyshuar për lëndim të lehtë trupor.
Me anë të një komunikate të lëshuar në ‘Facebook’, ata kanë publikuar fotografinë e të dyshuarit, ndonëse të turbullt, për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’, shkruan Gazeta Insajderi.
“Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, me datën 01.04.2024, ka i iniciuar një rast penal ‘Lëndim i lehtë trupor’, por njëri nga persona e përfshirë në rast nuk është identifikuar ende nga policia”, thuhet në njoftim.
“Në koordinim me organet e drejtësisë, konkretisht me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjmë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në rastin e lart-cekur, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i këtij personi”.
“Andaj, lusim ata që mund të kenë njohuri për identitetin e personit në foto, të lajmërojnë policinë në::
– telefonat 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]