Viber i shkakton humbje dhjetëra milionëshe Valës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Viber i shkakton humbje dhjetëra milionëshe Valës

    Insajderi
    26 July 2016 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas publikimit të bilancit të operatorëve mobil në Shqipëri, të cilëve fitimet nga 100 u kanë rënë në 4-5 milionë euro edhe Vala ka dalë më një parallogari e cila nuk është përfundimtare.

    Rreth 60 milionë euro kompania nuk është duke i arkëtuar për shkak të Viber-it dhe aplikacioneve të tjera falas.

    Shifra është bërë publike nga Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

    “ Dëmi i drejtëpërdrejt i Viber-it që ka shkaktuar në thirrjet e brendshme është diku rreth 3 milionë minuta në ditë – kjo brenda Kosovës, ndërsa te thirrjet ndërkombëtare llogaritet që në muaj Viber na heq neve 120 mijë minuta. Nëse minutat e brendshëm i llogarisim me nje çmim minimal prej 5 centësh, dalin rreth 4.5 milionë euro në muaj apo 54 milionë euro në vit, ndërsa nëse thirrjet e jashtme mund të llogariten me 10 cent për minutë – dalin nga 5 deri në 7 milionë euro në vit. Janë mbi 60 milionë euro në vit”, ka thënë Mustafa.

    Sipas tij, këto zhvillime teknologjike kanë edhe pjesën e vet të errët, e cila lirshëm mund të quhet jokorrekte në raport me Telekomin e Kosovës dhe operatorin apo operatorët  e tjerë,

    “ Viber-i shfrytëzon infrastrukturën tonë për të dërguar sms pranues për të hapur llogarinë dhe kjo llogari funksionon duke u bazuar në numrin tonë. Ne kemi investuar miliona euro, por nuk marrim asgjë. Kush mund të thotë se kjo është në rregull”, thekson tutje Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa duke shtuar se kjo nuk duhet  të kuptohet që ai është kundër zhvillimeve teknologjike, por që secili në bazë të marrëveshjeve të paguhet për pjesën që i takon, njofton televizioni publik i Kosovës.

    Dje operatorët e telefonisë mobile në Shqipëri, Vodafone, AMC, Egel Mobile publikuan statistikat ku evidentohej rënia drastike e qarkullimit dhe fitimit. Nga 100 milionë euro që fitonin dy operatorët kryesorë në Shqipëri para disa vitesh, Vodafone dhe AMC, tani mezi arrijnë të fitojnë nga 4-5 milionë euro, për shkak të përdorimit të aplikacioneve që mundësojnë biseda dhe sms falas.

    Edhe Telekomi i Kosovës, dikur kishte të hyra prej mbi 150 milionë eurove dhe fitime prej 60 milionë ndërsa i gjithë tregu i telefonisë mobile pati arritur shifrën e 200 milionë eurove. Tani tregu mezi arrin në 120 milionë euro, megjithëse ka tendenca pozitive për ndaljen e rënies.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark