Pastrohet liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pastrohet liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji

    Insajderi
    31 October 2021 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë SDK ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit duke vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijësimin qytetarë ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës.

    SDK nëpërmejt një komunikate thotë se është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikojë në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokojë te institucionet, për përkujdesjen ndaj ujit në Liqenin “Batllava”.

    “Një ndër kërkesat e vazhdueshme ka qenë vendosja e shportave në hapësirat përreth Liqenit, e që tashmë këto shporta janë vendosur nga Komuna e Podujevës. Ndërlidhur me këtë, SDK ka ndërmarrë edhe një aksion të pastrimit përreth Liqenit “Batllava” në Orllan, si dhe janë vendos disa tabela (pllakata) vetëdijesuese. Përmbajtja e pllakatave ka për qëllim të ndikoj në masën qytetare mbi rëndësinë e ujit të pijshëm dhe kujdesit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ujit. Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes për mjedis të shëndetshëm”, i cili mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark