Pasuria do t'i verifikohet edhe Memli Krasniqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasuria do t’i verifikohet edhe Memli Krasniqit

    Insajderi
    15 June 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kundër Korrupsion do t’ia verifikojë pasurinë në mënyrë të plotë edhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

    Përzgjedhja për verifikimin e plotë të pasurisë u bë me anë të shortit, i cili u hedh sot nga AKK-ja.

    Dje, në deklarimin e pasurisë për vitin 2021, Krasniqi ka deklaruar se posedon një apartment me sipërfaqe 110 metra katrorë, që thotë se kushton 110 mijë euro. Këtë apartment, ai ka deklaruar se e ka blerë nga shitja e apartamentit paraprak dhe kursimet.

    Përveç këtij apartamenti, ai ka deklaruar edhe një shtëpi në vlerë 160 mijë euro, që thotë se është në pronësi të përbashkët.

    Tek pasurisë e luajtshme, Krasniqi ka deklaruar se posedon një bibliotekë në vlerë 13 mijë euro, piktura e vepra arti në vlerë 6 mijë e 500 euro dhe një veturë Tiguan në emër të bashkëshortes në vlerë 22 mijë e 500 euro.

    Sa i përket parave të gatshme, i pari i PDK-së ka deklaruar se ka rreth 11 mijë euro në institucione bankare, teksa ka bërë të ditur se ka edhe kriptovaluta, ku shihet se për dallim nga viti i kaluar, ai ka investuar edhe në NFT.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark