Pasuria e njeriut që udhëheq sektorin më të varfër në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasuria e njeriut që udhëheq sektorin më të varfër në Kosovë

    Insajderi
    12 June 2016 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njerëzit të cilët udhëheqin me sektorin e shëndetësisë në Kosovë kryesisht janë të pasur. Pos banesave dhe tokave ata kanë në konto mijëra euro të kursyera.

    Ndonëse sistemi shëndetësor i Kosovës po vazhdon të përjetojë ditë të rënda, gjendje krejtësisht tjetër ekonomike kanë udhëheqësit e këtij sektori.

    Para të gatshme në xhirollogari, pasuri të paluajtshme e orendi të shtrenjta shtëpiake kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Nga deklarimet e pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit del se udhëheqësit e sektorit të shëndetësisë posedojnë paluajtshmëri prej qindra mijëra eurosh, duke përfshirë edhe shtëpi e vetura luksoze, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

    Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nga deklarimet që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit nuk ka ndryshime të mëdha nga pasuria që ka deklaruar një vit më parë.

    Edhe sivjet, po sikurse vitin e kaluar, Rrahmani ka deklaruar se ka në pronësi si pasuri të paluajtshme një shtëpi prej 100 metrash katrorë, të blerë me vetëfinancim.

    Ai po ashtu është pronar i 2400 metrave katrorë të malit dhe të një lokali prej 50 metrash katrorë që figuron në listën e paluajtshmërive të ministrit Rrahmani.

    Imet Rrahmani është zgjedhur ministër i Shëndetësisë para 2 vitesh, në dhjetor të vitit 2014./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark