Pasurimi i shumëfishtë i Presidentes brenda 4 viteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasurimi i shumëfishtë i Presidentes brenda 4 viteve

    Insajderi
    27 January 2016 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për  5 vjet si kryetare e shtetit,Presidentja Atifete Jahjaga ka ndryshuar shumë. E filloi detyrën si e para e shtetit  me 7 prill të 2011, e që mandati i saj do të përfundoj në prillin e sivjetmë kur edhe i skadon mandati pesë vjeçar.

    Sidoqoftë,  për këto vite, nuk është vetëm pamja e  presidentes Atifete Jahjaga, që ka ndryshuar. Ndryshime ka pësuar edhe llogaria bankare e saj përcjellë “Albeu”.

    Ato tashmë janë ndryshe jo vetëm për nga shuma e parave që mbajnë, por edhe numri i tyre. Nga një që kishte në vitin 2011, Jahjaga  tashmë ka tri sosh.

    Të dhënat zyrtare në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) e dëshmojnë një fakt të tillë.

    Mandatin nga police në presidente e nisi me një llogari bankare, bazuar në deklaratën e nënshkruar në qershor të 2011 e në të cilën kishte 7mijë e 849euro. Dhe një veturë të tipit “golf” që  kapte vlerën e rreth 6mijë eurosh, Jahjaga personalisht nuk kishte deklaruar diçka tjetër.

    Të ardhurat vjetore të bashkëshortit si mjek në QKUK i kishte deklaruar në shumën e 6mijë e 618eurove, duke përmbyllur kështu gjithë pasurinë që kishte

    Ndërkohë në deklarimin e bërë në AKK, Presidentja shkruan se ka veturë të përbashkët me bashkëshortin, të tipit “Skoda New Octavia” të blerë me kredi që ka vlerën e 16mijë e 500euro.

    Në tri llogari bankare njëra prej të cilave është e bashkëshortit të saj. Ajo ka këto para të depozituara, në të parën ka 82mijë e 788euro, në të dytën 3mijë e 171euro, në të tretën që i përket bashkëshortit 413 euro.

    Në deklarimet e fundit ajo nuk i ka përfshirë të ardhurat e saja vjetore por vetëm të ardhurat mujore, duke theksuar se merr pagë 2mijë e 478.

    Presidentja merr edhe të ardhurat e mëditjeve në vlerë prej 6mijë e 75 euro siç dhe i takojnë me ligj.

    jahi1jahi2

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark