"Pasuritë" që u gjetën në zyrën e Martin Shkrelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Pasuritë” që u gjetën në zyrën e Martin Shkrelit

    Insajderi
    15 July 2016 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Martin Shkreli, i cilësuar si “njëri nga shqiptarët më të urryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, pasi bleu një ilaç jetik për të sëmurët me HIV-Aids dhe e rriti çmimin 5 mijë herë më shumë, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

    Bëhet fjalë për një “thesar” të rrallë dhe historik që ai posedon. Një dorëshkrim i Isaac Newton, një letër e nënshkruar  nga Charles Darwin dhe një makinë antike Enigma, që përdorej kryesisht nga Gjermania naziste për të dëshifruar komunikimet ushtarake.

    Gjithashtu në tryezën e zyrës së tij u gjetën: “Stacked” – fotografi e skulpturës së Jeff Koons e vitit 2003; litografia origjinale nga Joan Miro; letra origjinale e nënshkruar nga kontesha Augusta Ada e një skulpturë nga Dustin Yellin.

    Këto artifakte mund të bien shumë shpejt në dorën e Departamentit të Taksave dhe Financave të Nju-Jorkut, pasi Shkreli i ka borxh shtetit mbi 2,8 milionë dollarë nga evazioni fiskal.

    Gjyqi i radhës për Shkrelin është lënë për në qershor të 2017-s. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark