Presidentja e Kryeministri kanë reaguar pas dështmimit të referendumit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore.
Edhe pse reagimi i kryeministrit erdhi disa orë pas përfundimit të votimit, Kurti ka injoruar faktorin kryesor të dëshmiti të këtij procesi.
Në postimin e tij, Kurti nuk përmend presionin që qytetarët serbë të veriut kishin nga Beogradi përmes Listës Serbe për të bojkotuar këtë proces.
Kurti shkruan se “Rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual”.
“Qytetarët serbë në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – sot patën mundësinë të shkarkojnë kryetarët aktual në një proces demokratik dhe të ligjshëm zgjedhor.
Rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual. 20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin për të inicuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledh 20% por jo edhe 50%.“, shkruan Kurti.
Postimi i tij vijon me një përmbledhje kronologjke të ngjajeve që kanë ndodhur që nga mbajtja e zgjedhjeve në këto tri komuna, trazirat e kërkesa e ndërkomëtarëve për mbajtjen e votimit.
Nga ana tjetër, presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar Beogradin dhe Listën Serbe që qytetarët nuk e shfrytëzuan mundësinë për t’i larguar kryetarët e zgjedhur.
“Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e presidentes Osmani.
Të dy udhëheqësin kërkojnë nga Bashkimi Europina që të hiqen masat e vendosura për Kosovën pasi sipas tyre kushtet janë plotësuar.