×
  • Lajme
  • Lajme

    Patriarku i ri i Serbisë: Kosova për serbët është kordoni i kërthizës dhe thelbi i identitetit serb

    Insajderi
    19 February 2021 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ka deklaruar sot në fjalën e tij hyrëse pas fronëzimit se Kosova nuk është vetëm një mit për serbët, por një kordon kërthizor, djepi dhe thelbi i identitetit serb.

    “Shqetësimi im më i madh, por edhe i kishës sonë, është se edhe më tutje Kosova jonë, Jerusalemi ynë shpirtëror ka aq shumë vuajtje, siç ka thënë patriarku Irinej. Kosova për serbët nuk është vetëm një mit, sepse miti i përket botës së imagjinatës dhe aty mund të humbim ose të fitojmë. Kosova është për ne, një zotim dhe se ky zotim për Kosovën është i lidhur me Dhjatën e Re, në bazë të cilës është shenjtëria”, ka pretenduar Porfirije.

    Kjo është arsyeja pse, sipas tij, “Kosova është për ne një fije dhe një kordon kërthizor që na lidh me djepin tonë shpirtëror dhe historik, me thelbin e identitetit tonë”.

    “Ne jemi në Kosovë dhe Kosova është në ne, në faltoret tona, në alfabetin cirilik dhe në zotimin e Kosovës. Kosova është zemra e Serbisë,  këndon brezi ynë i ri i sotëm”, vazhdon kreu i Kishës Ortodokse Serbe.

    Patriarku Porfirije shton se “zemra është një organ i jetës dhe i dashurisë, kështu që edhe në Kosovën tonë ka vend për të gjithë”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark