Patriarku serb Irinej ka shprehur bindjen se pas rastit të trenit, i cili të shtunën nuk mundi të hyjë në Kosovë, do të mbizotërojnë arsyeja dhe diplomacia, dhe se do të gjendet, siç ka thënë, mënyra njerëzore që të tejkalohet kjo.
“Është detyrë e jona që të mbrojmë popullin tonë. Më së miri do të ishte që diplomacia dhe arsyeja njerëzore të kryej punën e vet. Mos dhëntë Zoti se kjo të zgjidhet me ushtri. Mjaft kemi pasur gjakderdhje. Besoj se të gjithë së bashku do të tejkalojmë gjithë këtë”, ka thënë patriarku, shkruan Gazeta Metro.
Për situatën me tren, patriarku thotë se “rasti me tren tregon se në Kosovë po ndodh e gjithë ajo që nuk dëshirojmë, dhe nuk dëshirojmë shpërnguljen e serbëve. Në Kosovë janë të pranishëm shqiptarët, por ajo është tokë serbe”.