×
  • Lajme
  • Lajme

    Patriarku serb: Do të gjendet mundësi që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku

    Insajderi
    03 May 2021 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije, në një intervistë për programin e dytë të Radio Beogradit ka deklaruar se ai beson thellësisht se herët a vonë do të gjendet ndonjë mundësi për jetë të përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

    Ai ka thënë se për momentin, “interesa të ndryshëm janë ndërthurur rreth Kosovës, të cilat i shohin njerëzit si objekte, dhe Kosovën si një territor të

     pa shpirt”.

    “Ne nuk jemi të detyruar të jemi vëllezër, por mund të jemi fqinjë të mirë”, tha patriarku Porfirije.

    Ai tha se “nëse Kosova shikohet vetëm si territor apo mit, atëherë mund të flitet për humbës dhe fitues aktualë apo përfundimtarë, dhe nëse Kosova përjetohet nga perspektiva e Kosovës, atëherë do të shihet se ajo është një besëlidhje dhe një identitet dhe se besëlidhja e Kosovës është e lidhur me Dhjatën e Re”.

    I pyetur në lidhje me “sulmet ndaj abatit të manastirit të Decanit, Sava Janjiq”, ai ka thënë se sikur ato sulme të mos ishin tragjike, ato do të kishin qenë qesharake dhe se nëse dikush ka treguar gjerësi, ai është at Sava Janjiq, dhe se ai mendon se bëhet fjalë për një politikë banale. Ai ka shtuar se Janjiq është një burrë i krishterë dhe i ungjillit, dhe se nëse bëhet fjalë qoftë për serbët, shqiptarët, romët, ai përpiqet të jetë i hapur për të gjithë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark